Analiza

Samsung parashikon fitime rekord për tremujorin e parë të 2017-ës

Apr 7 2017
0 Shpërndarje
Kompania parashikon një rritje me 48% të fitimeve falë burimit që kanë shënuar shitjet e çipeve të memorjes për periudhën Janar - Mars 2017. Samsung parashikon fitime rekord për tremujorin e parë të 2017-ës Photo Source: Reuters

Samsung pritet të raportojë të ardhura rekord pavarësisht skandalit të korrupsionit që ka përfshirë liderin e grupit Jay Y. Lee.

Kompania parashikon një rritje me 48% të fitimeve falë burimit që kanë shënuar shitjet e çipeve të memorjes për periudhën Janar – Mars 2017.

Si rezultat ky do të ishte tre mujori më fitimprurës i kompanisë në katër vite dhe tregon një rikuperim të ndjeshëm pas katastrofës së Note 7-ës.

Sipas parashikimeve Samsung do të marrë 8.8 miliard dollar fitim. Analistët thonë se tre mujorin e ardhshëm do të jetë edhe më I mire pas debutimit të Galaxy S8-ës dhe inteligjencës artificiale Bixby.

Shitjet e Samsung përbëjnë 1/5 e GDP-së së Koresë së Jugut dhe për shumë Koreano Jugore një vend pune në Samsung është endrra e jetës. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>