Lajmet

Samsung Pay zgjeron aktivitetin edhe në katër shtete të reja

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë vetëm pak telefonë e kanë këtë teknologji: Galaxy S8 dhe S8 Plus. Samsung Pay funksion edhe me Gear S3. Samsung Pay zgjeron aktivitetin edhe në katër shtete të reja

Ishte Koreja e Jugut e cila priti e para shërbimin e pagesave Samsung Pay. Gjigandi teknologjik më pas zgjeroi aktivitetin e këtij shërbimi në vend të reja si SHBA-ja, Kina dhe Spanja.

Sot Samsung Pay mbërriti në katër tregje të reja. Shërbimi është i disponueshëm në Suedi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kong dhe Zvicër. Kjo e sjell në 16 numrin në total të tregjet ku ofrohet shërbimi.

Siç jeni në dijeni, me Samsung Pay përdoruesit e një telefoni Samsung do të mund të kryejnë pagesa, të blejnë produkte e shërbime nga distributorët me të cilët Samsung ka marrëveshjes përmes telefonit të tyre.

Megjithatë vetëm pak telefonë e kanë këtë teknologji: Galaxy S8 dhe S8 Plus. Samsung Pay funksion edhe me Gear S3.

Pagesat mobile janë e ardhmja dhe Samsung e di këtë. Samsung Pay erdhi si kundërpërgjigje e Apple Pay dhe Android Pay. Edhe LG ka përgatitur një shërbim të ngjashëm i cili debuton në Qershor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>