Biznes

Samsung përballet me kërkesë të lartë të memorjes përpara debutimit iPhone 8-ës, investon 7 miliard dollar

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
Samsung përballet me kërkesë të lartë të memorjes përpara debutimit iPhone 8-ës, investon 7 miliard dollar

Samsung Electronics do të investojë 7 miliard dollar në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar kapacitetet prodhuese të çipeve të memorje NAND në Kinë tha gjigandi Koreano Jugor ditën e Hëne.

Sipas autoriteteve faza e parë e investimit prej 2.3 miliard dollarësh ka filluar ditën e Hëne.

Në ditët e para të Korrik, Samsung tha se do të investonte 18.6 miliard dollar në Korenë e Jugut për të rritur prodhimin e çipeve NAND.

Kompania është prodhuesi numër 1 i çipeve NAND duke lënë pas Western Digital dhe Toshiba. Samsung prodhon 38.3% të memorjeve NAND në mbarë botën. (http://bit.ly/2iDNjgL)

Edhe Kina është përpjekur të zhvillojë prodhuesit vendas të çipeve të memorjes por përllogaritet se është disa vite pas në këtë drejtim.

Boomi i kësaj industrie dërgoi të ardhurat e Samsung në vlera rekord duke shënuar fitime të paarritura më parë nga Samsung gjatë tre mujorit Prill-Qershor.

Ky lajm erdhi pak ditë pasi një Gjykatë e Seulit dënoi me 5 vite burgim liderin dhe trashëgimtarin e Samsung, Jay Y. Lee. (http://bit.ly/2vvkWmZ)/PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>