Biznes

Samsung përballet me një porosi rekord të Galaxy S6 prej 20 milion njësish

Mar 10 2015
0 Shpërndarje
Samsung përballet me një porosi rekord të Galaxy S6 prej 20 milion njësish

galaxys6_mwc_8119-100569871-largeMund të duket çmenduri. Por mundet të jetë një sinjal se Samsung ka vepruar mirë me Galaxy S6. Sipas një raporti të fundit, informacionet po qarkullojnë tregojnë se Samsung është ballafaquar me 20 milion njësi të porositura të Galaxy S6 dhe S6 Edge akoma pa dalë në treg.

Sipas Korea Times, ky është një record i pashoq arritur nga një kompani smartfonësh përpara nxjerrjes në shitje të një produkti. Porositë llogaritet të jenë 15 milion Galaxy S6 dhe 5 milion S6 Edge. Këto porosi janë nga distributorët dhe operatorët e telekomunikacionit jo porositë nga konsumatorët.

Galaxy S6 fuqizohet nga një proçesor i vetë kompanisë Samsung, tetë bërthamëshi Exynous së bashku me 3GB RAM. Smartfoni ka një ekran 5.1 inç Quad HD Super AMOLED, një kamër 16 Megapixel të pasme dhe bateri 2550 mAh.

Me këtë smartfon, Samsung po përpiqet të ndryshojë fatin e kompanisë me modelet e shkuara ku u përball edhe me humbje të tregut. Samsung po bën hapa përpara drejt cilësisë së ndërtimit të smartfonëve të saj, një rrugë që konkurrentët si HTC dhe LG kanë kohë që po e ndjekin.

Galaxy S6 përbën ndryshimin më radikal në dizajn dhe cilësi ndërtimi implementuar nga Samsung krahasuar me paraardhësin. Samsung eleminoi baterinë e zëvendëueshme dhe mbështetjen për kartat microSD. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>