Lajmet

Samsung përditëson Galaxy A7 2017 në Android Nougat

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Versioni i ri i sistemit operativ sjell disa përmirësime ku më të prekshmet janë ato vizuale marrë nga dyshja Galaxy S8. Samsung përditëson Galaxy A7 2017 në Android Nougat

Pavarësisht se debutoi gjatë muajit Janar të këtij viti, telefoni më i mirë i linjës Galaxy A nga Samsung, modeli A7 2017, erdhi me Android 6.0 Marshmallow.

Por sipas disa raporteve, telefoni tashmë ka filluar të pranojë përditësimin Nougat. Peshon 1,394 megabajt prandaj sigurohuni se jeni të lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe keni bateri mjaftueshëm për të finalizuar procesin e përditësimit.

Versioni i ri i sistemit operativ sjell disa përmirësime ku më të prekshmet janë ato vizuale marrë nga dyshja Galaxy S8.

Përdoruesit do të përfitojnë funksionin Dual Messenger, që do të thotë se disa aplikacione social mund të kenë dy llogari të funksionale njëherazi.

Gjithashtu është përmirësuar ndjeshëm ndërfaqja “Always On.” Ne ju rekomandojmë që të kontrolloni vazhdimisht për përditësime jo vetëm në Galaxy A7 2017 por të gjitha modelet e kësaj linje thjeshtë duket vizituar Settings -> About device. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>