Lajmet

Samsung përditëson Galaxy S8-ën, adreson ekranet në ngjyrë të kuqe të theksuar

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Pasi të jetë instaluar, përdoruesit do të vërejnë një funksion "Full Screen Color Balance" shoqëruar nga një slider i cili mund të zhvendohet nga opsioni "cool" në të majtë në "warm" në të djathtë. Samsung përditëson Galaxy S8-ën, adreson ekranet në ngjyrë të kuqe të theksuar Photo Source: Reuters

Ashtu siç ishte premtuar ditë më parë, Samsung filloi dërgimin e një përditësimi në Galaxy S8 dhe S8 Plus i cili supozohet se do të adresojë problemin e ekraneve në ngjyrë që kuqërremtë.

Dy javë më parë blerësit e parë të telefonit në Korenë e Jugut raportuan problemin në fjalë. Përditësimi sipas SamMobile shton një opsion të ri për përdoruesit e Galaxy S8-ës në modalitetin Adaptive Display.

Pasi të jetë instaluar, përdoruesit do të vërejnë një funksion “Full Screen Color Balance” shoqëruar nga një slider i cili mund të zhvendohet nga opsioni “cool” në të majtë në “warm” në të djathtë.

Presupozohet se opsioni ri do të ndryshojë tonet e ngjyrës së bardhë dhe është i disponueshëm vetën në modalitetin Adaptive Display.

Ndërsa ky përditësim sa ka filluar të ofrohet në Korenë e Jugut, ai së shpejti pritet të ofrohet edhe në vende të tjera ku kanë filluar shitjet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>