Harduer

Samsung përditëson laptopët e serive 9 me procesorët Kaby Lake

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Samsung përditëson laptopët e serive 9 me procesorët Kaby Lake

epic_1-100699973-largeSamsung ka përditësuar laptopëve e serive 9 me procesorët më të fundit të Intel, Kaby Lake, duke kërcyer përpara rivalëve të cilët do të sjellin modelet e reja në CES.

Laptopët e Serisë 9, të cilët kanë ekran 13.3 inç dhe 15 inç, janë të lehtë për tu mbajtur dhe kanë ekran full HD. Samsung nuk detajoi specifikat që gjenden në brendësi të laptopëve të cilat do të zbulohen vetëm në CES.

Megjithatë është e sigurtë se laptopët do të jenë më të shpejtë dhe grafika më të fuqishme. Në terësi, prodhuesit e laptopëve llogaritin 5 deri në 15% performancë të shtuar nga procesorët Kaby Lake krahasuar me Skylake.

Grafikat e integruara mund të përpunojnë video që kalojnë rezolucionin 1080p. Jetëgjatësia e baterisë së modeleve 9 është afro 7 orë, një statistikë e cila humbet krahasuar me modelet e rangut të lartë.

Laptopët kanë memorje 256GB, kamera 720p dhe wireless 802.11ac. Modeli 13.3 inç ka deri në 16 GB RAM ndërsa 15 inç 8GB. I pari peshon 816 fram ndërsa i dytë 984 gram.

Lista e portave do të karakterizohet: dy USB 3.0, një USB-C, një HDMI dhe një MicroSD. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>