Harduer

Samsung planifikon lançimin e smartfonëve me kamerë 16-megapiksel në vitin 2014

Dec 3 2013
0 Shpërndarje
Samsung planifikon lançimin e smartfonëve me kamerë 16-megapiksel në vitin 2014

Gjatë vitit 2013, smartfonët me kamerë kanë fituar shumë popullaritet si rezultat i lançimit të linjës Lumia nga Nokia apo të smartfonëve cilësorë si Xperia Z1 apo Galaxy S4 Zoom të prodhuar nga Sony dhe Samsung.

Duke qenë se së fundmi prodhuesit janë përqendruar më tepër tek përmirësimi i efekteve speciale, aplikacioneve apo teknologjive të tilla si për shembull stabilizimi i imazheve, duket sikur nuk po i kushtojnë shumë rëndësi shtimit të megapiksel-ave. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, rezulton se një ndër planet e Samsung-ut për vitin 2014 është ofrimi i sensorëve me shumë megapiksel ndaj një numri të madh smartfonësh të kompanisë.

Sipas ETNews Korea, Samsung-u ka si objektiv të pajisë 1 në 4 smartfonë të kompanisë me kamerë 16-megapiksel, që bazuar në shitjet e parashikuara të kompanisë do të thotë se rreth 90 milion smartfonë Samsung do të qarkullojnë me kamerë shumë cilësore.

Në përpjekje e sipër për të sunduar në treg, Samsung-u do të shndërrojë kamerat 16-megapiksel në standardin e vitit 2014 dhe për t’i bërë ballë konkurrencës kompania ka filluar që tani të zhvillojë kamerat 20-megapiksel për serinë e smartfonëve që do të lançohen në vitin 2015.

Megjithatë, këto lloj kamerash mund të prezantohen për herë të parë në fund të vitit 2014 të integruara në produkte cilësore si për shembull tek hibridi smartfon/tablet Galax Note 4. Ndërkohë, qarkullojnë fjalë se Galaxy S5 do të jetë i pajisur me kamerë 16-megapiksel.

Vendimi i Samsung-ut për t’u përqendruar tek shtimi i megapiksel-ave mund të jetë si rezultat e pamundësisë për të ofruar ndonjë cilësi tjetër të re. Një ndër opsionet e reja më të diskutuara së fundmi ka qenë “stabilizimi optik i imazhit”dhe përflitet se Samsung-u po bën përpjekje që të integrojë këtë opsion tek Galaxy S4 dhe Galaxy Note 3, por ka hasur vështirësi me prodhuesit e moduleve OIS (Optical Image Stabilization).

Falë suksesit të Samsung-ut duhet të jemi të sigurt se në muajt në vazhdim do ë fillojë gara midis kompanive të ndryshme për shtimin e megapiksel-ave. (PCWorld Albanian)

samsung-galaxy-s4-mini-rear-camera-macro-650x0

Lajmet e fundit>