Lajmet

Samsung planifikon përqëndrimin e investimeve ndaj zhvillimit të softuereve

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Samsung planifikon përqëndrimin e investimeve ndaj zhvillimit të softuereve

samsung-logoSamsung mund të jetë më tepër i njohur për harduerin, por së fundmi kompania ka vendosur të përqëndrojë paratë ndaj zhvillimit të softuerit.

Sipas Wall Street Journal, gjatë eventit të Samsung “Dita e Analistëve” të zhvilluar ditën e mërkurë, CFO (Chief Financial Officer) i kompanisë Lee Sang-hoon tha që strategjia e investimeve është në modifikim e sipër, tashmë qëndron në fokus softueri dhe jo hardueri.

Qëllimi kryesor i përqëndrimit tek zhvillimi i mëtejshëm i softuerit është përforcimi i konkurrencës. Në mënyrë më specifike Samsung do të përqëndrohet tek platforma, dizajni dhe teknologjia e informacionit të softuerit.

Një komponent kyç për ndërtimin e softuereve është gjetje e personelit të duhur, prandaj Samsung po rekruton gjithnjë e më tepër inxhinierë softueresh si dhe ka krijuar qëndra kërkimi dhe zhvillimi në mbarë botën me qëllim identifikimin e nevojave specifike të rajoneve.

Lee nuk përcaktoi se çfarë do të sjellë në treg investimi në softuer. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>