Harduer

Samsung planifikon të lançojë një smartfon me ekran të lakuar

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Samsung planifikon të lançojë një smartfon me ekran të lakuar

SamsungKompania Samsung ka lajmëruar se planifikon të lançojë një smartfon me ekran të lakuar në tetor të këtij viti.

Drejtori i marketingut strategjik të kompanisë D.J Lee prezantoi këtë lëvizje gjatë lançimit të Galaxy Note 3.

Asnjë specifikim rreth pajisjes nuk u bë i qartë, madje as emri. Sipas Engadget, pajisja do të ketë një panel të lakuar OLED, por nuk do të jetë plotësisht fleksibël.

Samsung së fundi prezantoi edhe orën inteligjente Galaxy Gear që sipas informacionëve pritej të ishte e lakuar, por që në të vërtetë kishte ekran të sheshtë 1.63 inç AMOLED.

Gjithsesi kompania edhe në të shkuarën ka treguar interes për smartfonët me ekran të lakuar dhe këtë e pamë kur nxori prototipin e quajtur Youm me ekran të lakuar.

Nëse është një vazhdimësi e idesë së Youm apo një smartfon totalisht i ri ngelet për tu parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>