Harduer

Samsung planifikon të prezantojë smartfon që mund të lakohet

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Samsung planifikon të prezantojë smartfon që mund të lakohet

iMMX5k2pu2RISamsung ka udhëhequr “lëvizjen” e ekraneve të lakuara me paraqitjen e smartfonit të vet Galaxy Round, por siç duket ndërmarrja nuk është e kënaqur për t’u ndalur me kaq.

Bloomberg të enjten tha që Samsung do të lëshojë një pajisje që ka një paraqitje që mund të lakohet shumë deri në një pikë, gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas raportit, përfitimi primar nga ky dizajn i paraqitjes prej tri anëve është që t’iu mundësojë përdoruesve që të lexojnë se çfarë ka në ekran edhe kur një pajisje shikohet në këndet ekstreme.

Për momentin nuk është e qartë nëse paraqitje e lakueshme do të dalë në smartfonin Galaxy S / Galaxy Note, ose nëse Samsung në vend të tij do të paraqes një linjë tërësisht të re për të shfaqur teknologjinë. Bloomberg thotë që ndërmarrja ende nuk ka finalizuar një datë të lëshimit, por sipas të gjitha gjasave lëshimi mund të vijë në gjysmën e dytë të vitit 2014.

Paraqitja është raportuar që bazohet në të njëjtët pano që Youm i përdorte në Galaxy Round, të cilin smartfon Samsung e paraqiti një muaj më parë. Nuk ka ndonjë dëshmi që konsumatorët i duan këto paraqitje unike, por është e qartë që nuk e parandalon Samsung-un nga eksperimentimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>