Lajmet

Spotify tashmë pjesë e të gjithë telefonëve Samsung

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Partneriteti përshkruhet si ai që do të përfshijë të gjitha pajisjet e Samsung nga telefonat, televizorët deri tek altoparlantët. Spotify tashmë pjesë e të gjithë telefonëve Samsung

Samsung ka njoftuar se është duke hyrë në një partneritet afatgjatë me Spotify, duke përfshirë mbështetjen për folësin e zgjuar të saponjoftuar Galaxy Home.

Partneriteti përshkruhet si ai që do të përfshijë të gjitha pajisjet e Samsung nga telefonat, televizorët deri tek altoparlantët.

Duket si një version më i thellë dhe më i integruar i funksionit ekzistues të Spotify Connect që kompania tashmë ofron për harduerin e Samsung.

Spotify tani është pjesë e përvojës së konfigurimit në pajisjet Samsung dhe llogaritë e Spotify dhe Samsung përfundimisht do të mund të lidhen për integrim të zgjuar në shtëpi me aplikacionin SmartThings të Samsung. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>