Harduer

Samsung po kërkon të bllokojë çip-et e Nvidia-s në tregun amerikan

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Samsung po kërkon të bllokojë çip-et e Nvidia-s në tregun amerikan

SamsungGjiganti i elektronikës Samsung ka dërguar një kërkesë në Komisionin Ndërkombëtar të Tregtisë në Shtetet e Bashkuara ku kërkon që të bllokohen çipet grafikë për kompjuterë të Nvidia Corp në tregun amerikan, raportoi Bloomberg.

Samsung ka akuzuar drejtpërdrejtë kompaninë Nvidia për përdorimin e disa nga patentat e saj të çipeve për produktet e saj. Kjo kërkesë erdhi direkt pas Nvidia hapi një çështje gjyqësore ndaj Samsung në muajin shtator. Ajo e akuzoi kompaninë koreane për përdorimin e patentave në mënyrë ta paautorizuar.

Samsung nga ana tjetër që dorëzoi padinë në një gjykatë amerikane më 4 nëntor, po kërkon të dëmshpërblehet për dëmet që i ka shkaktuar akuza e padrejtë e Nvidia-s . Bloomberg raportoi se gjyqtarët akoma nuk kanë arritur në një përfundim rreth kësaj çështje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>