Harduer

Samsung po planifikon linçimim e një orë smart me numër SIM

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Samsung po planifikon linçimim e një orë smart me numër SIM

gear2-black-2p-0219Samsung është në bisedime me SK Telecom për të lançuar një version të Gear 2 që do të ketë kartën e vet me numër SIM dhe mund të bëjë telefonata pa nevojën e një lidhjeje me smartfonin. Lajmi vjen nga raporti i The Korea Herald dhe ky model i Gear 2 do të jetë ekskluzivisht për tregun korean fillimisht e më pas do të përhapet ndërkombëtarisht, sipas gazetës.

Ky nuk do të ishte “shpërthimi” i vetëm i Samsung si një kompani e vetme me një orë-celular. Diçka të tillë e bëri në vitin 2003 e që më pas u anulua. Ora e atëhershme kishte një ekran 94×64 pixel dhe me aftësi për telefonata për shkak të pranisë së kartës SIM. Ajo ishte e bazuar në sistemin Tizen dhe ishte e para iniciativë me aftësi të “zgjuara” për një pajisje.

Bateria për këtë do të ishte një problem në veçanti për shkak se duhet të ketë adresim me Samsung Gear 2, ora smart e Samsung-ut së cilës i shtohen aftësitë celulare për telefonata. Samsung Gear 2 i ka disa aftësi të ruajtjes së baterisë, por me shtimin e kartës SIM bateria mund të harxhohej shumë më shpejt. Gjithsesi, duke parë që nga Samsung Gear në Gear 2 kishte një përmirësim të dukshëm në jetëgjatësinë e baterisë, me shumë mundësi edhe modeli me SIM do të ketë përmirësime të veçanta. Një opsion është kopjimi i arkitekturës dhe sistemit të baterive që Samsung përdor për smartfonët e vet në treg dhe implementim në miniaturë në orë.

Samsung ka ofruar një paketë SDK për Gear 2 dhe Gear 2 Neo, prandaj teorikisht një version i vetëm i Gear do të mund të ekzekutonte pa problem edhe aplikacionet e modeleve të mëparshme. E veçanta e orëve të tilla është që kanë aftësi si smartfonët dhe me këtë model të pritshëm ato i afrohen akoma më shumë atyre. Gjithsesi, ky mund edhe të jetë një testim për Samsung, duke parë që fillimisht kjo pajisje do të jetë e disponueshme vetëm në tregun korean. Nëse një orë me aftësi telekomunikative është e suksesshme në treg si një pajisje e thjeshtë dhe e lirë për telefonata, atëherë nuk do të ishte ide e keqe që Samsung ta zhvillonte më tej këtë. E aq më tepër, Samsung duhet të nxitojë që t’i paraprijë zhvillimeve në treg, duke parë që Google lajmëroi se po punon me Android Wear. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>