Harduer

Samsung po punon në një Chromebook 2n1

Nov 20 2017
0 Shpërndarje
Është raportuar se do të fuqizohet nga një procesor Kaby Lake dhe ka emrin e koduar Nautilus. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Samsung. Samsung po punon në një Chromebook 2n1

Sot konsumatorët kanë më shumë se kurrë më parë alternativa për blerjen e kompjuterave portativë.

Edhe pse shumë prej tyre kryejnë punë lehtësisht me telefonin inteligjent, ka prej atyre që duan një ekran më të madhe që mund të jetë tablet apo laptop.

Të dy opsionet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Laptopët kanë ekrane më të mëdha, tastiera më të mira dhe zakonisht janë më të fuqishëm por janë më të kushtueshëm dhe më pak portativ.

Hibridët 2n1 janë një e mesme e artë mes tabletëve dhe laptopëve. Një pajisje e tillë është një tablet që vjen me një tastierë dhe sillet edhe si laptop.

Nëse dëshironi ta përdorni si tablet standard, mjafton të hiqni tastierën. Popullariteti i tyre u rrit ndjeshëm me Surface Book 2 por kushton të paktën 1,000 dollar.

Samsung beson se mund të përfitojë kjo e fundit me një Chromebook 2n1. Ato janë më pak të kushtueshëm se laptopët Windows dhe Mac me kosto mesatare prej 200 deri në 500 dollar.

Një Chromebook 2n1 nga Samsung do të ishte një lëvizje e zgjuar nëse qëndron brenda këtij çmimi. Informacionet rreth produktit janë të pakta.

Është raportuar se do të fuqizohet nga një procesor Kaby Lake dhe ka emrine  koduar Nautilus. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Samsung.

Kur do të debutojë? Dy janë mundësitë: Ose në CES në fillim të vitit të ardhshëm ose në aktivitetin e Samsung në pranverë ku kompania do të zbulojë flagshipin e radhës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>