Harduer

Samsung po punon për rritjen e shpejtësisë së Wi-Fi në 60Ghz

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung po punon për rritjen e shpejtësisë së Wi-Fi në 60Ghz

_78179222_024227738-1Gjiganti Samsung ka deklaruar se ka gjetur një mënyrë për ta bërë shpejtësinë e wirelessit shumë herë më të madhe se ç’është aktualisht. Kompania tha se inxhinierët e saj kanë eliminuar dy probleme teknike që nuk lejonin që shpejtësia e Wi-fi të kalonte kufijtë e 4.5Gbps.

Nëqoftëse ky projekt rezulton i suksesshëm kjo do të thotë që së shpejti një “file” 1GB mund të transferohet në më pak se 3 sekonda. Por ekspertët janë shprehur se do të duhet pak kohë që kjo teknologji e re të aplikohet në pajisje. Gjatë një deklaratë kompania pohoi se ekspertët e saj po punojnë me Wi-Fi që operon në 60Ghz band. Sistemet aktuale të wirelessit përdorin 2.4 5Ghz bands dhe disa prej tyre mund të arrijnë shpejtësinë 1Gbps. Samsung ka arritur të manaxhojë kufizimin e sasisë së interface që transferohet në kanale të ndryshme që ndodh zakonisht kur shumë pajisje janë të lidhura me të njëjtin Wi-Fi. Kompania ka bërë disa përmirësime në antenat të cilat kanë ndihmuar që sinjalet të transmetohen më larg dhe të kenë më pak mundësi humbje gjatë transmetimit, ata mund të udhëtojnë në një shpejtësi 4.6Gbps.

Pajisjet e para që do të përdorin standardin Wi-fi 60Ghz, priten të shfaqen në vitin 2015. Samsung ka lajmëruar se ka në plan ta aplikojë këtë teknologji të re në televizorë, pajisjet mjekësore, telefonë dhe elektroshtëpiake “të zgjuara. Gjithashtu kompania ka shtuar se do të duhen disa vite që kjo teknologji të jetë pjesë e jetës së përditshme të të gjithëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>