Softuer

Samsung po tërhiqet prej Android’it?

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
Samsung po tërhiqet prej Android’it?

Samsung është prodhuesi i dytë më i madh në botë i celularëve të mençur, dhe kështu është konfirmuar edhe sipas statistikave të çerekut të dytë të këtij viti kjo kompani është në gjah të Apple me të gjitha kapacitetet. Shumica e pajisjeve të saja janë në Android, dhe çfarëdo ndryshimi në këtë drejtim mund të rrezikojë seriozisht biznesin e saj.

Lee është në dijeni se kjo mund të ndodh, dhe kjo është arsyeja pse ai ka kërkuar takimin, dhe duket se është diskutuar edhe vazhdimi i punës në softuerin e kompanisë “Bada”. Nuk është e qartë nëse Lee mund të kërkojë kalimin në platforma tjera si Windows Phone, por disa ekspertë të industrisë kanë theksuar se Google mund të forcojë Android’in më shumë me prodhuesin e harduerit të cilin tani e ka në pronësi.

A ka zgjidhje Samsung nëse dëshiron të adaptohet? Një grup i analistëve thonë jo. “Ne besojmë se dinamika e ndryshimeve në industrinë e celularëve të mençur po detyron Samsung’un të zhvillojë dhe të bëjë inovacion me softuerin e saj operativ Bada”. 

Megjithatë fokusimi në Bada mund të mos jetë përgjigja e duhur. Mesa duket trendi i industrisë për të lëvizur drejt platformave që janë një pronësi e dikujt tjetër është trend… Nokia e pati platformën e saj Symbian, dhe eci kah Windows sepse ishte buzë greminës… 

Athua a ka menduar Samsung për platformën MeeGo?… çfarë mendoni ju, cila është platforma e radhës më e përshtatshme përveç Android’it për kompaninë Samsung? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>