Harduer

Samsung po teston versionin e orës inteligjente Gear S me madhësi 2.4 inç

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Samsung po teston versionin e orës inteligjente Gear S me madhësi 2.4 inç

samsung-gear-sMesa duket edhe orët inteligjente do të kenë premisa për tu rritur në përmasa ashtu si smartfonët. Ora inteligjente Gear S e kompanisë Samsung ka një madhësi prej 2 inç, e cila konsiderohet e madhe për një orë inteligjente.

Megjithatë kompania teknologjike Samsung mund të krijojë një version me madhësi 2.4 inç të orës. Këto informacione u morën nga faqja importuese Zauba, e cila shfaq njësitë që importohen për testim, në të cilën listohej edhe Samsung Gear S me madhësi 2.4 inç.

Nuk është akoma e qartë se çfarë ndryshimesh do të ketë midis versionit të ri dhe versionit të vjetër. Akoma nuk ka ndonjë informacion mbi parametrat e kësaj ore inteligjente apo mbi rezolucionin e ekranit paraqitës. E vetmja gjë që dihet është që ora do të ketë një kartë Sim të pavarur nga një telefon inteligjent.

Modeli i tanishëm ka një ekran me madhësi 2 inç HVGA. Samsung Gear S fuqizohet nga një procesor me 2 bërthama 1 GHz, Ram 512 GB dhe një memorie të brendshme me madhësi 4GB. Sistemi operativ i kësaj ore inteligjente është Tizen OS. Meqenëse kjo orë inteligjente është e pavarur nga një telefon inteligjent është e pajisur edhe me rrjet interneti 3G. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001

Lajmet e fundit>