Biznes

Samsung poston fitime rekord

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
Divizioni mobil i kompanisë është në rrugën e duhur pasi postoi 4.1 trilion won fitim falë shitjeve të fuqishme të Galaxy S8-ës. Samsung poston fitime rekord Photo Source: Reuters

Shitjet e qëndrueshme të çipeve të memorjes dhe paneleve të ekraneve dërguan Samsung në fitime rekord duke u pozicionuar si kompania teknologjike më fitimprurëse në botë.

Rezultatet e fuqishme vinë pas një viti turbullues kur lideri de fakto u arrestua nën akuzat e korrupsionit dhe skandali i Note 7-ës i shkaktoi miliard dollar humbje.

Por vështirësitë nëpër të cilat kaloi Samsung tashmë janë thjesht një kujtim për investitorët të cilët më shumë se kurrë janë të fokusuar në financat e shkëlqyera të kompanisë dhe çmimit në rritje të aksioneve.

Në tre mujorin e kaluar Samsung parakaloi Intel për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i çipeve. Shitjet u rritën me 20% në 61 trilion won. Biznesi i semikonduktorëve me 8 trilion won fitim zuri gjysmën e fitimit total prej 14.4 trilion won.

Divizioni mobil i kompanisë është në rrugën e duhur pasi postoi 4.1 trilion won fitim falë shitjeve të fuqishme të Galaxy S8-ës.

Në fund të muajit Gusht kompania do të prezantojë Galaxy Note 8-ën i cili ka shansin të zhbëjë atë që bëri paraardhësi i tij.

Biznesi i ekraneve gjithashtu pati fitime rekord prej 1.7 trilion, kjo falë shitjeve të ekraneve OLED tek Apple. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>