Lajmet

Samsung poston në internet një video rreth tabletit Galaxy Tab S

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Samsung poston në internet një video rreth tabletit Galaxy Tab S

samsung-sign-bgrLinja e re e tabletëve Samsung Galaxy Tab S duhet të zbulohet në eventin që do të mbahet në New York më 12 qershor. Pritet që këto pajisje të jenë me dy madhësi të ndryshme ekranesh AMOLED (8.4 inç dhe 10.5 inç) të cilët do të kenë rezolucion 2560 x 1600 Quad HD.

Samsung ka vendosur në këta tabletë çipin Octa Core Samsung Exynos 5420 bashkë me një kartë grafike Mali-T628. Po ashtu 3 GB RAM së bashku me 32 GB hapësirë të dhënash do të zënë vend në këto tabletë. Kamerat e pasme dhe frontale kanë sensor 8 Megapixel dhe 2.1 Megapixel respektivisht. Me Android 4.4.2 KitKat të pre instaluar tableti ka edhe një veçori Ultra Power Saving për të shtuar jetëgjatësinë e baterisë.

Ndërkohë Samsung kishte postuar një video rreth kësaj pajisje që ka edhe një temë kryesore “tabletët me ngjyra”. Kjo na bën në të besojmë se tabletët e rinj do të vijnë në një llojshmëri ngjyrash.

A mos vallë Samsung do të bëjë publik edhe pajisjen Galaxy F në po të njëjtin event, pajisje kjo e cila konsiderohet si një version i veçantë dhe i përmirësuar i Galaxy S5? Më shumë gjasa jo, ngaqë spekulimet më të fundit tregojnë për një paisje me rezolucion 1440 x 2560 dhe do të vijë në shtator së bashku me Apple iPone 6. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>