Lajmet

Samsung premton Android 8.0 Oreo për Galaxy S8 dhe S8+ në tre javë

Mar 26 2018
0 Shpërndarje
Por kompania vijon me premtimet dhe këtë herë thotë se vetëm pas pak javësh versioni më i fundit i sistemit operativ do të jetë i disponueshëm. Samsung premton Android 8.0 Oreo për Galaxy S8 dhe S8+ në tre javë

Samsung ka një histori mjaft të komplikuar me përditësimet e Android. Sa i takon përditësimeve të sigurisë kompania ka reaguar me shpejtësi, por shumë njerëz nuk e shohin si indikator të suksesit të kompanisë.

Ata që përdoruesit kanë me të vërtetë rëndësi janë përditësime e mëdha të versioneve të reja të Android.

Sot, gjashtë muaj nga debutimi i Oreo, Samsung më shumë ka premtuar sesa përmbushur me Galaxy S8 dhe S8+.

Por kompania vijon me premtimet dhe këtë herë thotë se vetëm pas pak javësh versioni më i fundit i sistemit operativ do të jetë i disponueshëm.

Edhe pse ka pasur përditësime sporadike të disa modeleve, pjesa më e madhe e Galaxy S8 dhe S8+ ende nuk janë përditësuar.

Nisur nga qëndrimi i Samsung presim që Oreo të finalizohet në 2-3 javë. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>