Harduer

Samsung premton debutimin në vitin 2015 të pajisjeve me ekran që mund të lakohet

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Samsung premton debutimin në vitin 2015 të pajisjeve me ekran që mund të lakohet

samsung-galaxy-roundKompania Samsung ka në plan lançimin e smartfonëve dhe pajisjeve të tjera me ekrane që mund të lakohen (palosen).

Gjatë eventit “Analyst Day” të organizuar ditën e mërkurë në qytetin Seul të Koresë së Jugut, CEO i kompanisë prezantoi ecurinë e teknologjisë së ekraneve për vitet në vazhdim.

Në këtë prezantim theksohej progresi i planifikuar nga Samsung i cili do të sjellë si rezultat zhvillimin e smartfonëve që mund të lakohen.

Kompania ka hedhur tashmë hapin e parë drejt këtij zhvillimi pasi prezantoi smartfonin me ekran të lakuar Galaxy Round.

Pavarësisht se disa njerëz kanë vënë në pikëpyetje përfitimet që mund të kesh nga një telefon me ekran të lakuar, të paktën një kërkues beson se kjo teknologji përbën një inovacion të rëndësishëm.

Sipas planit të kompanisë, gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen pajisje me ekran të përkulshëm duke përgatitur kështu terrenin për prodhimin e pajisjeve me ekran që paloset, debutimi i të cilave është planifikuar në fund të vitit 2015. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>