Harduer

Samsung premton një zgjidhje për disa modele Galaxy S8 me zhbalancim ngjyrash

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Duke folur për median Koreano-Jugore The Investor, një zyrtar e kompanisë zgjodhi heshtjen në vend të detajeve të përditësimit. Samsung premton një zgjidhje për disa modele Galaxy S8 me zhbalancim ngjyrash Photo Source: Konazzang/Instagram

Pas disa ankesave të konsumatorëve të cilat shpërthyen në internet rreth Galaxy S8-ës ku në disa modele ekrani kishte një ngjyrë të kuqërremtë, Samsung reagoi duke thënë se nëse një përditësim softuer nuk zgjidh problemin atëherë do ti zëvendësojë ato telefonë.

Duke folur për median Koreano-Jugore The Investor, një zyrtar i kompanisë zgjodhi heshtjen në vend të detajeve të përditësimit.

Ajo që konfirmoi ishte hetimi i kompanisë ndaj kësaj situate dhe puna për të riparuar balancën e ngjyrave e cila shihet si shkaku i problemit.

Investor gjithashtu realizoi disa intervista me ekspertë për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të problemit, ku disa prej tyre ngrenin shqetësim rreth një problemi harduerik.

“Disa iPhone dhe disa modele Galaxy S dhe Note kanë patur probleme të ngjashme me shirita në ngjyrë të verdhë apo të kuqe në ekran. E gjitha kjo ka të bëjë me procesin e prodhimit. Në ekranet OLED, vështirësia në dopozitimin e materialeve organike, është një prej shkaktarëve të problemeve me balancën e ngjyrave,” shprehej një ekspert.

Pavarësisht këtij problemi të pazakontë, Samsung ka filluar shitjet e Galaxy S8-ës në mbarë botën ditën e sotme, që do të thotë se së shpejti do të mësojmë sa i përhapur është fenomeni në fjalë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>