Harduer

Samsung premton telefonin e parë me ekran me palosje në 2018

Sep 13 2017
0 Shpërndarje
Sipas Bloomberg, presidenti i Samsung Mobile Dj Koh, raportohet të ketë thënë se kompania do të sjellë një telefon me ekran që paloset në 2018-ën. Samsung premton telefonin e parë me ekran me palosje në 2018

Apple mori vëmendjen e mbarë botës së teknologjisë mbrëmjen e kaluar kur prezantoi telefonin inovativ iPhone X i cili vjen me ekran OLED pa skaje, Face ID dhe një çmim prej 999 dollarësh.

Në mesin e të rejave ishte një procesor i ri, realiteti i shtuar, kamerat e reja dhe teknologjia e ngarkimit wireless.

Megjithatë Samsung gjeti shansin të ditën e djeshme të fliste rreth një telefoni të ri: një telefon inteligjent me ekran që paloset duke inkurajuar konsumatorët të mendohen dyherë përpara se të paguajnë 1,000 dollar tek Apple.

Sipas Bloomberg, presidenti i Samsung Mobile Dj Koh, raportohet të ketë thënë se kompania do të sjellë një telefon me ekran që paloset në 2018-ën.

“Si drejtues i biznesit mund të them se ky telefon është prioriteti ynë kryesor vitin e ardhshëm,” është shprehur Dj Koh.

Sipas komenteve të tij mund të kuptohej se telefoni në fjalë mund të hyjë në portofolin e Galaxy Note.

Megjithatë kanë kaluar vite që kur Samsung ka folur për herë të parë rreth një telefoni të tillë. Në CES 2013 kompania tregoi disa prototipe. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>