Harduer

Samsung prezantoi gjeneratën e re të memories RAM LPDDR5

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Samsung thotë se çipi i ri transferon deri në 6,400 megabit për sekond krahasuar me 4,266 megabit për sekondë të LPDDR4. Samsung prezantoi gjeneratën e re të memories RAM LPDDR5

Në një njoftim zyrtar Samsung prezantoi avancimin më të fundit teknologjik: çipin e parë 10 nanometër të industrisë LPDDR5 DRAM.

Shumë prej jush mund të mos e kuptoni këtë por mund tua shpjegojmë thjeshtë: flagshipët e ardhshëm do të jenë 150% më të shpejtë dhe konsumojmë 30% më pak energji.

Aktualisht standardi i industrisë është LPDDR4 dhe është lançuar në 2014-ën. Krahasuar me LPDDR3 ishte një arritje e madhe dhe kjo nuk do të ndryshojë as me LPDDR5.

Samsung thotë se çipi i ri transferon deri në 6,400 megabit për sekondë krahasuar me 4,266 megabit për sekondë të LPDDR4.

Sa e shpejtë është kjo? Imagjinoni transferimin e 51GB të dhënave në një sekondë.

Sekreti i vërtetë qëndron tek arkitektura e re 10 nanometër e cila është shumë me efikase sesa 20 nanometër në LPDDR4.

Samsung nuk bëri të diturse kur do të dalin në shitje pajisjet e para me LPDDR5 por me shumë gjasa do të jetë Samsung Galaxy S10 ose Galaxy Note 10. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>