Harduer

Samsung prezantoi Leader 8, telefonin premium me kapakë

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi Korean i teknologjisë prezantoi zyrtarisht telefonin në Kinë. Ky telefon i cili ka një emër të koduar SM-G9298 quhet Leader 8. Samsung prezantoi Leader 8, telefonin premium me kapakë

Kemi dëgjuar spekulime pa fund rreth një telefoni premium nga Samusng me kapakë të cilat tashmë duket se u ka ardhur fundi.

Gjigandi Korean i teknologjisë prezantoi zyrtarisht telefonin në Kinë. Ky telefon i cili ka një emër të koduar SM-G9298 quhet Leader 8.

Vjen me ekran 4.2 inç Super AMOLED dhe rezolucion Full HD. Në brendësi të tij gjendet një procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme.

Materialet përbërëse të Leader 8 janë prej alumini. Në pjesën e pasme të telefonit gjendet një kamër 12 megapiksel me hapje f/1.7 dhe në pjesën frontale një kamër prej 5 megapiksel.

Telefoni ka bateri 2,300 mAh dhe teknologjinë e ngarkimi wireless. Leader 8 peshon 235 gram dhe është 15.9 mm i trashë. Ai sjell Samsung Pay, Secure Folder dhe S Voice me vete.

Edhe nuk ka një konfirmim, me shumë gjasa telefoni nuk do të mbërrijë në tregjet Evropiane. Çmimi dhe data e daljes në shitje nuk janë konfirmuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>