Harduer

Samsung prezantoi modelet e 2017-tës për familjen Galaxy A

Jan 2 2017
0 Shpërndarje
Samsung prezantoi modelet e 2017-tës për familjen Galaxy A

samsung-galaxy-a-796x398Sot gjigand Korean i elektronikës, Samsung, prezantoi modelet e reja të familjes Galaxy A me përmirësime të dukshme në dizajn dhe performancë.

Seritë e reja kanë ekrane A3, A5 dhe A7 kanë ekrane 4.7 inç, 5.2 inç dhe 5.7 inç respektivisht. Tipari karakteristik i secilit prej modeleve është rezistenca ndaj ujit IP68 dhe konektiviteti USB-C.

Ashtu si Galaxy S7, certifikimi IP68 garanton rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit në thellësi 1,5 metër për 1 orë e gjysëm. Krahas një butoni të dedikuar kamere, sensorët fillojnë nga 13 megapiksel për A3 në 16 Megapiksel për A5 dhe A7.

Në aspektin e dizajnit ndryshimi më i prekshëm është korniza e boksit e cila gjendet në të djathtë të telefonit. Telefonët do të ruajnë materialet hibride prej xhami dhe metali. Galaxy A3 fuqizohet nga një procesor tetë bërthamësh 1.8 Ghz, 2GB RAM, 16GB memorje të brendshme dhe 2,350 mAh bateri.

Ndërkaq A5 dhe A7 përmbajnë procesor tetë bërthamësh 1.9 Ghz, 3GB RAM,32GB memorje të brendshme dhe 3,000 e 3,600 mAh bateri respektivisht.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, teknologjia e konektivitetit USB-C mundëson karikim të shpejtë por gjithashtu ndjek trendin aktual të telefonëve. Rrjeti LTE i Kategorisë 6 është prezent tek të gjitha modelet.

A3, A5 dhe A7 2017 dalin në shitje në fund të Janarit në Rusi dhe janë të disponueshëm në katër ngjyra: Zezë, Artë, Blue dhe Rozë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>