Harduer

Samsung prezantoi një version Pro të Galaxy J5 2017 me më shumë RAM dhe memorje

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit do të kenë në dispozicion dy kamera 13 megapiksel frontale dhe të pasme të dyja me dritë LED. Samsung prezantoi një version Pro të Galaxy J5 2017 me më shumë RAM dhe memorje Photo Source: Samsung

Muajin e kaluar Samsung prezantoi modelin e ri të Galaxy J5 të cilin e pret një vit i gjatë për të provuar se vlen po aq sa popullariteti i paraardhësve.

Me modelin e ri Galaxy J5 2017 Pro, Samsung përforcon më tej linjën e telefonëve të saj buxhetorë.

Ndërsa modeli bazë ka 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme, varianti Pro ka 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme.

Çdo specifikë tjetër e harduerit ngelet e pandryshuar. Telefoni do të ketë ekran 5.2 inç Super AMOLED, dhe procesor Exynos 7870.

Përdoruesit do të kenë në dispozicion dy kamera 13 megapiksel frontale dhe të pasme të dyja me dritë LED.

Ky telefon është i përbërë nga metali, ofron hapësirë për kartat SD dhe bateri 3,000 mAh. Vlen të theksohen skaneri i shenjave të gishtërinjve, mbështetja për karta SIM dhe Android 7.0 Nougat.

Ky telefon pritet të kushtojë afro 295 dollar. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>