Harduer

Samsung prezantoi tabletin “buxhetor” Galaxy A 10.5

Aug 2 2018
0 Shpërndarje
A është 400 dollarë çmim i përballueshëm për ju? Në fakt modeli me valë LTE kushton 450 dollarë. Samsung prezantoi tabletin “buxhetor” Galaxy A 10.5

Ditën e sotme Samsung prezantoi dy tabletë të rinj. Modeli e rangut të lartë me çmim të kripur Galaxy Tab S4 dhe modelin buxhetor në një farë mënyre Galaxy Tab A 10.5.

Samsung e cilëson Galaxy Tab A 10.5 si tablet familjar me cilësi të lartë dhe çmim të përballueshëm.

A është 400 dollarë çmim i përballueshëm për ju? Në fakt modeli me valë LTE kushton 450 dollarë.

Çmimi justifikohet plotësisht kur kalojmë tek hardueri i tabletit. Ekrani 10.5-inç ka rezolucion 1,920×1,200 piksel, procesor Snapdragon 450, 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Bateri ka kapacitet prej 7,300 mah ndërsa sistemi operativ është Android 8.1 Oreo.

Kamera e pasme vjen me sensor 8 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel. Tableti del në shitje më 24 Gusht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>