Harduer

Samsung prezanton altoparlantin inteligjent Galaxy Home me asistentin Bixby

Aug 10 2018
0 Shpërndarje
Samsung thotë se altoparlanti kombinon zërin e cilësisë së lartë me dizajnin elegant. Samsung prezanton altoparlantin inteligjent Galaxy Home me asistentin Bixby

Samsung prezantoi altoparlantin inteligjent Galaxy Home i cili përbën hapin e parë madhor të gjigantit Korean në këtë industri.

Ai do të konkurrojë me Apple HomePod, Amazon Echo dhe Google Home si dhe premton audio të cilësisë së lartë.

Samsung thotë se altoparlanti kombinon zërin e cilësisë së lartë me dizajnin elegant.

Duke thënë “Hi, Bixby” altoparlanti automatikisht aktivizohet dhe mund ti kërkoni disa detyra e në mesin e tyre luajtjen e muzikës.

Kompania premton se altoparlanti Bixby do të kryejë funksione të ngjashme me Bixby në telefon.

Përtej kësaj shumë pak detaje janë zbuluar. Mbetet për tu parë sesi krahasohet me rivalët dhe sa do ti rezistojë kohës teknologjia. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>