Lajmet

Samsung prezanton aplikacionin e sigurt Cloud Print për Android dhe iOS

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Samsung prezanton aplikacionin e sigurt Cloud Print për Android dhe iOS

Samsung-Cloud-PrintA vazhdoni të përdorni lidhjen me kabëll për të printuar? Kjo mënyrë lidhjeje nuk është e nevojshme në qoftë se përdorni Google Cloud Print, Apple Air Print apo alternativën më të re Samsung Cloud Print.

Ky shërbim do të lançohet me një aplikacion Android në muajin qershor, më pas mund të ndiqet nga një version i përshtatur për platformën iOS dhe më vonë, ndoshta nga gjysma e dytë e këtij viti mund të lançohet një aplikacion për televizorët e mençur (Smart TV). Vlen të theksohet se të gjitha këto aplikacione premtojnë disa opsione cilësore përsa i përket sigurisë.

Të dhënat e përdoruesve që do të kalojnë nga pajisja e tyre tek printeri do të jenë të kriptuara, ndërsa për ata që përdorin shërbimin e përditësuar Knox (zgjidhje e ofruar nga Samsung për menaxhimin dhe sigurinë e të dhënave të biznesit) është premtuar një nivel më i lartë sigurie që do të mundësohet nëpërmjet intergimit të Knox me Cloud Print.

Më në fund aplikacioni do të suportojë edhe lidhjen NFC që do të lejojë një pajisje mobile kompatibël të lidhet me pothuajse 20 printera vetëm nëprmjet disa klikimeve. Aktualisht ky opsion funksionon vetëm me printerat Samsung Xpress që suportojnë teknologjinë NFC. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>