Harduer

Samsung prezanton Galaxy Note 8-ën në Gusht: Reuters

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Sipas burimeve të agjencisë Galaxy Note 8 do të ketë ekran 6.2 inç të lakuar dhe dy kamera të pasme. Note 7 kishte ekran 5.7 inç të lakuar dhe vetëm një kamër të pasme. Samsung prezanton Galaxy Note 8-ën në Gusht: Reuters Photo Source: Reuters

Gjigandi i elektronikës Samsung do të mbajë një eveniment në New York ku do të prezantojë gjeneratën e re të Galaxy Note në mesin e muajit Gusht raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas burimeve të agjencisë Galaxy Note 8 do të ketë ekran 6.2 inç të lakuar dhe dy kamera të pasme. Note 7 kishte ekran 5.7 inç të lakuar dhe vetëm një kamër të pasme.

Samsung do të vijojë pasurimin e kësaj linje telefonëve pavarësisht dështimit katastrofik të Note 7-ës shitjet e të cilit u ndaluan në Tetorin e 2016-ës pas problemeve serioze me baterinë.

Ky incident ishte ndër më të mëdha në industrinë e sigurisë së produkteve teknologjike i cili i kushtoi firmës 5.4 miliard dollar fitim duke dëmtuar edhe markën.

Kompania bëri publike rezultatet e hetimit në Janar të baterive shpërthyese nga dy prodhues. Samsung paralajmëroi një sërë masash për parandalimin e përsëritjes së një situate të tillë.

Kërkesa e lartë për Galaxy S8-ën gjatë muajit Prill ishte një sinjal pozitiv se kompania po rikuperohej me shpejtësi. Pritet që periudha Prill-Qershor të thyejë rekordin e të ardhurave të prodhuesit Korean. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>