Harduer

Samsung prezanton Galaxy S5 Mini

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Samsung prezanton Galaxy S5 Mini

sm-g800h_gs5-mini_blue_9-100354028-primary.idgeSamsung ka prezantuar “kushëririn” e vogël të Galaxy S5. Smartfoni Samsung Galaxy S5 Mini vjen së bashku me të gjithë sensorët dhe pamjen e Galaxy S5. Kjo do të thotë se smartfoni 4.5 inç do të ketë skanerin e shenjave të gishtërinjëve, matësin e rrahjeve të zemrës si dhe rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.

Ndërsa specifikat e smartfonit e bëjnë atë të quhet “mini”. Në vend të një ekrani 5.1 inç 1080p që ka Galaxy S5, versioni mini ka një ekran 4.5 inç me rezolucion 1280 x 720. Smartfoni do të fuqizohet nga një proçesor katër bërthamësh (Quad Core) me shpejtësi përpunimi të dhënash 1.4 Ghz. Gjithashtu smartfoni është pajisur me një sensor kamere të pasme 8 Megapixel.

Galaxy S5 Mini vjen me 1.5 GB RAM, 16 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për kartë microSD 64 GB, kamerë frontale 2.1 Megapixel, bateri 2100 mAh dhe Android KitKat 4.4. Smartfoni ofron edhe konektivitet Wi-Fi a/b/g/n si dhe Bluetooth 4.0 dhe LTE.

Galaxy S5 Mini do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë, të bardhë, blu dhe të artë dhe do të dalë në shitje në Rusi fillimisht në javët në vazhdim. Çmimet nuk janë publikuar akoma, por kur paraardhësi ishte gati për tu blerë në dyqane vitin e kaluar ai kushtonte sa gjysma e Galaxy S4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>