Lajmet

Samsung prezanton Galaxy S8-ën me 29 Mars

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
Të shmangësh turmën për tu vendosur në qendër të vëmendjes, këtë kërkon Samsung me Galaxy S8-ën. Samsung prezanton Galaxy S8-ën me 29 Mars Photo Source: Samsung

Gjigandi Korean dërgoi ftesat e një evenimenti i cili do të mbahet më 29 Mars në New York ku pritet të prezantohet Galaxy S8-ta.

Është pikërisht ky telefon që i mungoi shumë Kongresit Mobil Botëror ku Samsung tradicionalisht prezantonte telefonin më të mirë të kompanisë.

Por kompania u detyrua të shtynte debutimin e tij pas katastrofës së rëndë që pësoi me Note 7-ën. Sipas spekulimeve Galaxy S8-ta do të ketë një dizajn ku ekrani zë pjesën më të madhe të pjesës ballore, një tentative e LG-së gjithashtu me G6-ën.

Me premtimin se do të prodhojë vetëm telefonë të sigurtë tani e tutje, Samsung konfirmoi se Galaxy S8-ta do të kalojë nëpër një proces të gjatë hetimesh dhe testimesh të baterisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>