Harduer

Samsung prezanton Galaxy Young dhe Galaxy Fame

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton Galaxy Young dhe Galaxy Fame

Samsung prezanton sot dy modele të reja të serisë Galaxy me çmime te niveleve të ulëta. I pari është Samsung Galaxy Young i cili është i bazuar në sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean.

Ky smartfon ka procesor 1 GHz, 768 MB RAM dhe 4 GB memorie të brendshme. Ekrani i këtij telefoni ka diagonale prej 3.27 inç, ndërsa është i ndërtuar në teknologjinë TFT LCD.

Gjithashtu ka edhe vendin për karta memorie micro USB dhe kamera prej 3 MP. Samsung Galaxy Young do të shitet në ngjyrën e bardhë, të kuqe, të kaltër dhe të argjendë.

I dyti është modeli Samsung Galaxy Fame, i cili përvec gjithë elementëve që përmendëm për modelin Galaxy Young, është i pajisur edhe me NFC, Bluetoth 4.0, ekran 3.5 inç dhe kamerë prej 5 MP.

Të dy këto aparate do të jenë të pajisura me ndërfaqen TouchWiz dhe me aplikacione siç janë Samsung Hub, S Cloud, Kies, ChatON dhe Navigation G+.

Tani për tani nuk ka informacione rreth çmimeve dhe daljes ne treg. (PCWorld Albanian)

Galaxy Young i Galaxy Fame

Lajmet e fundit>