Harduer

Samsung prezanton kamerën 360 gradë 3D, Project Beyond

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung prezanton kamerën 360 gradë 3D, Project Beyond

beyond_07Gjatë një konference, gjiganti elektronikës Samsung prezantoi për herë të parë projektin e saj më të fundit. Ai quhet “Project Beyond” dhe është një kamera 360 gradë që fotografon në 3D. Kompania ka si synim tu ofroj përdoruesve të Gear VR video 3D për një pamje sa më afër reales.

“Me Project Beyond, Gear VR do të kthehet në një portë që i jep mundësi përdoruesve të transmetojnë direkt për eventet apo vendet që ata duan të shohin. Kjo pajisje i lë të lirë ata nga kufizimet fizike dhe i sjell një eksperiencë tepër reale të mjedisit në rehatinë e dhomës së tyre të ndenjes”, tha zëdhënësi i Samsung. Kompania shtoi se kjo kamera do të përdorë teknologjinë që përdoret në ndërtimin e një stetoskopi dhe përdor 3D për ti kapur momentet si me syrin e një njeriu.

Samsung deklaroi se ky është versioni i parë operacional dhe është vetëm një copëz e vogël e asaj që kjo kamerëcv do të jetë në gjendje të bëj në fazën përfundimtare. Ata që do të përfitojnë nga kjo, janë të gjithë përdoruesit e një Gear VR. Përveç këtij projekti, kompania prezantoi pa hyrë shumë në detaje edhe Flow, një platformë që ofron të njëjtat mundësi si Apple Continuity dhe versionin e dytë të pajisjes inteligjente për shëndetin Sambaed. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>