Harduer

Samsung prezanton kamerën e dyfishtë e cila pritet të jetë pjesë e Note 8

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Sipas informacioneve të publikuara nga Samsung në Shangai, prodhuesi është duke përgatitur një sensor 13 megapiksel shoqërua rnga një sensor RGB. Samsung prezanton kamerën e dyfishtë e cila pritet të jetë pjesë e Note 8 Photo Source: Samsung

Samsung sapo prezantoi linjën më të re ISOCELL të sensorëve fotografik në Kongresin Mobil Botëror të Shangait.

Kompania konkretisht lançoi katër sensor të ri, secili me një tipar specifik: Shkelqimin, Shpejtësinë, Hollësinë dhe Dualizmin.

Ky i fundit është edhe më interesanti dhe pritet të implementohet në Galaxy Note 8. Janë pikërisht imazhet e publikuara të Galaxy Note 8 të cilat tregojnë konfigurimin me dy kamera të vendosura horizontalisht.

Sipas informacioneve të publikuara nga Samsung në Shangai, prodhuesi është duke përgatitur një sensor 13 megapiksel shoqërua rnga një sensor RGB.

Të dy do të kenë hapje f/2.0 dhe piksela në madhësinë 1.12 micron.

Linja e re e sensorëve ISOCELL përbëhet nga:

  • ISOCELL Bright, sensorë me imazhe plot shkëlqim dhe të mprehta në ambientet me dritë të pakët
  • ISOCELL Fast, sensorë me autofokus të shpejtë
  • ISOCELL Slim, sensorë me piksel të vegjël
  • ISOCELL Dual, sensor që mund të kombinohen

Samsung ende nk ka konfirmuar nëse kamera e dyfishtë ISOCELL do të jetë pjesë e Note 8 por momenti i prezantimit të saj e forcon këtë nocion. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>