Harduer

Samsung prezanton kamerën – smartfon Galaxy S4 Zoom

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton kamerën – smartfon Galaxy S4 Zoom

GALAXY S4 zoomSamsung ka prezantuar Galaxy S4 Zoom, kamerën-smartfon më të fuqishme në tregun e sotëm.

Është një pajisje që ngjan shumë me Galaxy Mini S4. Nga përpara ka një ekran 4.3 inç qHD, një procesor me dy bërthama 1.5 GHz, një RAM 1.5 GB dhe një memorie të jashtme me 8 GB, një kamër 1.9 megapixel.

Nga mbrapa ka një kamër 16 megapixel, me një madhësi imazhi 10x. Gjithashtu suporton dhe një stabilizues imazhi optik (OIS) dhe një “gjendje të zgjuar” për të zgjedhur parametrat më të mirë për fotot.

Ka gjithashtu LTE , Wi-Fi, Bluetooth 4.0 dhe NFC, dhe punon me Android 4.2 (Jelly Bean). Galaxy S4 Zoom duket se do të marrë më të mirën e të dyja “botëve”, aparatëve fotografikë dhe smartfonëve. Për çmimin e pajisjes akoma nuk janë dhënë detaje.(PCWorls Albanian)

GALAXY S4 zoom back

Lajmet e fundit>