Harduer

Samsung prezanton një tjetër smartfon të stërmadh, Galaxy Grand 2

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton një tjetër smartfon të stërmadh, Galaxy Grand 2

samsung-galaxy-grand-2Samsung ka lajmëruar mbi lançimin e një smartfoni tjetër me ekran të madh prej 5.25 inç Galaxy Grand 2. Ashtu si edhe paraardhësi i tij, Galaxy Grand, ai mund të kategorizohet si një smartfon mesatar me ekran të stërmadh.

Pajisja ka ekran me rezolucion 1280×720 TFT, proçesor quad-core 1.2GHz, 1.5GB RAM plus 8 GB hapësirë kujtese, e zgjerueshme përmes kartave microSD, si dhe një kamer 8-megapixel.

Përmasat e smartfonit janë 146.8 x 75.3 x 8.9 mm. Ai peshon 163g dhe ka një bateri 2,600 mAh. Vjen me Android 4.3 (Jelly Bean) si dhe mundësi për dy karta SIM.

Galaxy Grand 2 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe pink. Çmimi dhe data se kur do të hidhet në treg nuk janë zbuluar ende. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>