Harduer

Samsung prezanton pajisjen Chromebook 2

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Samsung prezanton pajisjen Chromebook 2

gsmarena_001 (1)Kompania teknologjike Samsung ka prezantuar laptopin e bazuar në Intel Chromebook 2. Chromebook 2 do të ketë një çmim prej 249.99 dollarë. Për sa i përket parametrave laptopi ka një proçesor Intel Celeron N2840, RAM 2 GB dhe një memorie të brendshme prej 16 GB. Kjo hapësirë mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD, e cila ka një vend të posaçëm në Crhomebook 2. Memorja e pajisjes gjithashtu mund të zgjerohet edhe nëpërmjet portave të USB 2.0 ose USB 3.0.

Chromebook 2 ka një ekran me madhësi 11.6 inç me rezolucion 1366 x 768 piksel. Opsionet e lidhjeve përfshijnë Bluetooth 4.0 , port HDM dhe 3.5 mm portë Audio Jack. Pajisja ka brenda saj 2 spiker stereo dhe një kamerë 720p. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>