Harduer

Samsung prezanton produktin më të fundit: Samsung Galaxy Ace 3

Jun 11 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton produktin më të fundit: Samsung Galaxy Ace 3

Samsung sapo ka lançuar një produkt të ri duke shtuar kështu numrin e pajisjeve të linjës së smartfonëve. Kjo pajisje e re do të quhet Samsung Galaxy Ace 3 dhe ka këto parametra:

– Monitor 4 inç.

– Procesor dual core 1 GHz

– Sistem Operativ Android 4.2 (Jelly Bean)

– Suporton teknologjitë 3G dhe 4G LTE

– Suportojnë kartë memorie deri në 64 GB

– Kamera e pasme me rezolucion 5 megapiksel

Softueri së bashku me lentet e kameras i mundësojnë përdoruesit publikimin e fotove nëpër rrjete sociale, gjithashtu mund të realizojnë disa shkrepje menjëherë dhe të përzgjedhin atë që ju pëlqen më tepër.

Ndërkohë mund të themi se versioni që suporton teknologjinë 3G ofrohet me një memorie totale të brendëshme prej 4GB ndërsa versioni që suporton teknologjinë 4G LTE ka një memorie të brendëshme prej 8GB.

Ashtu si çdo pajisje që Samsung ka lançuar së fundmi edhe ky smartfon ka të integruara disa karakteristika softuerike shumë cilësore si: Smart Stay (zbeh ekranin kur përdoruesi nuk i ka të drejtuara aty sytë për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë) dhe S Voice (alternativa e Siri-t).

Momentalisht nuk janë bërë publike detajet në lidhje me çmimin si dhe kohën apo vendin e disponueshmërisë së pajisjes. (PCWorld Albanian)

Galaxy ACE3

Lajmet e fundit>