Harduer

Samsung prezanton qendrën mediatike të bazuar në Android, HomeSync

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton qendrën mediatike të bazuar në Android, HomeSync

Samsung Electronics ka prezantuar qendrën mediatike të bazuar në Android HomeSync, që mund të përdoret për të parë filma, luajtur lojëra edhe gjithashtu ofronë hapësira ruajtëse private edhe të ndara.

Sipas kompanisë, HomeSync është një nga prodhimet më të rëndësishme. Home Sync ka një procesor me dy bërthama 1.7GHz, një hapësirë ruajtëse 1 TB edhe ka sistemin operativ “Jelly Bean”.

Përdoruesit mund të shkarkojnë lojëra edhe video nga Google Play dhe Samsung Apps. Ekziston një përmbajtje e shumëllojshme ku përfshihen 1080p filma edhe fotografi, që mund të shihen në internet me wireles nga një tablet apo smartfon apo edhe TV. Formatet e suportuara të videove përfshijnë MPEG-4, WMV 7, WMV 8 dhe DivX, tha kompania në një postim në blog.

Pajisjet e bazuara në Android me kartë NFC mund të lidhen duke u vendosur afër HomeSync. Direkt ju mund të ngarkoni automatikisht imazhe edhe dokumente të tjera. HomeSync mund të mbajë deri në tetë përdorues, edhe ata mund të kenë deri në gjashtë pajisje secili.

Përmajtja e ngarkuar mund të ndahet me të tjerët, apo të ruhen të enkriptuara edhe të ruajtura në një hapësirë private me fjalëkalime.

Deri në katër kamera IP mund të lidhen në HomeSync, dhe gjithashtu ti lejojnë përdoruesit të monitorojnë në mënyrë të lëvizshme shtëpinë e tyre dhe të vendosim pranimin lajmërime për alarme. HomeSync do të jetë në treg nga muaj prill në disa shtete në fillim dhe pastaj do të zgjerohet globalisht, sipas postimit në blog.

Asnjë çmim ndërkombëtar nuk është thënë, por Samsung Sweden tha se do ta tregtojë për 500 $ duke përfshirë edhe VAT-in lokal. (PCWorld Albanian)

Samsung home sync

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>