Harduer

Samsung prezanton Samsung Galaxy Tab A e ri (8.0”), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja

Oct 28 2017
0 Shpërndarje
Tableti i zgjuar me një dizajn të përmirësuar, jetëgjatësi më të lartë të baterisë dhe partneritete të reja për përmbajtjen Samsung prezanton Samsung Galaxy Tab A e ri (8.0”), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot një shtesë të re në portofolin e tabletëve Galaxy, Galaxy Tab A (8.0”), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja. Galaxy Tab A bazohet mbi trashëgiminë e dizenjimit Galaxy, ka një pamje të përmirësuar, trup të lëmuar metalik dhe skaje të rrumbullakëta, duke e bërë atë më të përshtatshëm për t’u mbajtur. Tableti ofron bateri me jetëgjatësi më të lartë, ekran që duket mirë në çdo lloj drite dhe memorie të zgjeruar duke shtuar hapësirë të jashtme.

“Në Samsung, ne vazhdojmë të punojmë drejt inovacionit kuptimplotë që kënaq klientët tanë dhe plotëson nevojat e tyre unike,” tha Sangsuk Roh, zëvendës-president i Strategjisë së Produkteve Tablet, të Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Tab Galaxy A është projektuar si për prindërit edhe për fëmijët. Ky tablet është shumë i përshtatshëm për ta përdorur në çdo ambjent, qoftë edhe kur jemi të shtrirë në kolltuk, me jetëgjatësi të lartë të baterisë që zgjat gjatë gjithë ditës për të gjithë familjen.”

Përformancë e lartë për argëtim të pandërprerë

Për të përmirësuar përdorshmërinë dhe përformancën e përditshme, Galaxy Tab A është i pajisur me një ekran të ndritshëm dhe të përshtatshëm për të parë shfaqjet televizive të preferuara në të gjitha drejtimet, duke luajtur lojra ose duke shfletuar web-in në një ekran që duket shumë mirë edhe nën rrezet e diellit. Gjithashtu, ka një filtër opsional blu për të balancuar ndriçimin dhe për të zvogëluar tendosjen e syve, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes gjatë natës edhe nën ndriçimin e zbehtë.

Bateria me jetëgjatësi të lartë (5,000mAh) e Galaxy Tab A lejon përdoruesit të shikojnë filma, të luajnë lojra, të dërgojnë email-e dhe më shumë, të gjitha me një karikim të vetëm që zgjat deri në 14 orë.1 Me 16 GB memorie të integruar dhe memorie të zgjeruar (deri në 256 GB2) për skedarë shtesë, Galaxy Tab A i lejon përdoruesit të ruajnë më shumë aplikacione dhe përmbajtje, qoftë në shtëpi ose kur janë në lëvizje.

Karakteristika të favorshme për të përfituar e gjithë familja

Jeta e përditshme familjare mund të jetë plot ngarkesa, kështu që Galaxy Tab A përpiqet të shtojë lehtësi me funksionalitetin Home Mode, i cili mund të konfigurohet për të shfaqur deri në tre lloje ekranesh, duke siguruar një shikim të shpejtë në informacione si ora, kalendari i familjes, moti ose fotot ndërsa pajisja është duke u karikuar. Secili anëtar i familjes mund të ketë aksesin e vet me Multi User Mode për të ruajtur në mënyrë të sigurtë cilësimet dhe aplikacionet e tyre të preferuara. Me Parental Controls, prindërit mund të vendosin kufizime në përdorimin dhe përshtatjen e përmbajtjes në dispozicion për të krijuar një ambient argëtimi dhe të sigurtë për përdoruesit më të vegjël. Gjithashtu, përdoruesit mund t’i shikojnë lehtësisht aplikacionet dhe përmbajtjet e tyre të preferuara në ekranet personalë të Bixby3 Home.

Galaxy Tab A realizon fotografi të mahnitshme edhe në kushtet me dritë të ulët me kamerën e përparme 5MP F2.2 dhe të pasme 8MP F1.9, si dhe është i pajisur me një blic të ri për foto më të qarta dhe më të ndritshme. Asnjëherë mos humbisni një tjetër moment të paharrueshëm me ndërfaqen e përmirësuar dhe intuitive të kamerës Galaxy Tab A, duke e bërë më të lehtë se kurrë që të kapni fotografi të shkëlqyera nga çdo kënd dhe të kaloni mes tonaliteteve të ndryshme të kamerës dhe videos.

Më shumë përmbajtje për të argëtuar të gjithë familjen

I krijuar për të gjithë familjen, Galaxy Tab A vjen me një zgjerim të mediave argëtuese dhe përmbajtjes për fëmijët:

  • Modaliteti Kids Mode përmban lojra, video dhe përmbajtje emocionuese nga partnerët duke përfshirë 5.000 video dhe lojra nga grupi LEGO, si dhe një rrjet social me temë LEGO® Life me përmbajtje ekskluzive të stikerave. Galaxy Tab A gjithashtu vjen me një aplikacion ri të kodimit që quhet Crocro Adventure; me të cilin, fëmijët do të jenë në gjendje të mësojnë rreth kodimit dhe programimit përmes lojrave argëtuese që u mundësojnë aftësi të vlefshme të të menduarit logjik. Kids Mode tashmë përmban gjithashtu opsionet e Value Pack në mënyrë që përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione shumë popullore si LEGO® Batman: Beyond Gotham, LEGO® Ninjago: Shadow of Ronin, Toca Hair Salon 3 dhe BRIO World – Railway pa asnjë kosto4.
  • I optimizuar për lojra me Game Launcher, Galaxy Tab A ofron një ndërfaqe të shtuar të përdoruesit dhe përvojë të personalizuar të lojrave me më shumë mjete për të luajtur, si dhe një funksionalitet për parandalimin e thirrjeve dhe njoftimeve, në mënyrë që përdoruesit të mos kenë shpërqëndrime kur janë duke luajtur.
  • Galaxy Tab A ofron argëtim për të gjithë me tre muaj provë falas të YouTube Red5. YouTube Red siguron një eksperiencë pa ndërprerje nga reklamat, mundësi Offline Mode për të parë dhe shkarkuar video dhe aksesim në përmbajtje ekskluzive, siç janë Filmat dhe seritë në YouTube Red Original.

Në kohë për sezonin e festave, tableti Galaxy Tab A i ri do të jetë i disponueshëm në tregjet e përzgjedhura dhe ofrohet në modelet Wi-Fi ose LTE në ngjyrë të Zezë, Silver dhe Gold. Për më shumë informacion rreth Galaxy Tab A (8.0”), vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com.

Lajmet e fundit>