Lajmet

Samsung prezanton shërbimin e pagesave mobile, Samsung Pay

Mar 3 2015
0 Shpërndarje
Samsung prezanton shërbimin e pagesave mobile, Samsung Pay

dc6bc956-da97Gjatë eventit ‘Unpacked’ të mbajtur ditën e djeshme, përveç smartfonëve që na surprizuan vërtet, gjigandi korean Samsung ka lançuar dhe shërbimin e pagesave mobile ‘Samsung Pay’ i cili vjen në sajë të një bashkpunimi me MasterCard. Kjo është një përpjekje e qartë e kompanisë për të hyrë në tregun e pegasave mobile dhe mbi të gjitha për të konkuruar Apple.

Nga ky shërbim do të përfitojnë të gjithë ata klientë të MasterCard që zotërojnë gjithashtu një smartfon Galaxy S6. Ata do mund të paguajnë përmes smartfonit të tyre në pikat e shitjes ashtu siç ndodh me Google Wallet apo Apple Pay. Por e veçanta qëndron në faktin se ndërkohë që këto 2 shërbime funksionojnë vetëm me teknologjinë NFC dhe Samsung Pay është e përshtatshme dhe me terminale shitje që përdorin një teknologji magnetike më të vjetër se NFC. Kompania ka aplikuar teknologjinë e blerë nga startup-i amerikan para pak kohësh LoopPay që ofron një shërbim më të gjerë pagesash. Kjo mund të përbëjë një faktor që do ti japë shtysë adaptimit të këtij shërbimi në Amerikën e Veriut ku realisht avancimi i standartave të pagesave ka qënë më i ngadaltë se në pjesën tjetër të botës. Gjithsesi përdorimi i kësaj teknologjie është i kufizuar vetëm në Samsung Galaxy S6 duke qënë se kërkon harduerë special të cilët nuk janë prezent në smartfonët e mëparshëm të kompanisë.

“Kjo është një kohë perfekte për të çuar më tej sistemin e pagesave mobile. Duke qënë se konsumatorët gjithnjë e më shumë po mbështeten tek smartfoni i tyre për të kryer detyra të caktuara në jetën e përditshme, ne jemi krenarë që së bashku me një kompani prestigjoze siç është Samsung të sjellim në jetë një shërbim të ri i cili do të kënaqë kërkesat e konsumatorëve anë e mbanë botës’, deklaroi shefi ekzekutiv i MasterCard gjatë prezantimit të Samsung Pay.

I lancuar gjatë eventit Unpacked përkrah smartfonit të shumëpërfolur Galaxy S6, Samsung Pay nuk është përpjekja e parë e kompanisë drejt tregut të pagesave mobile. Gjatë të njëjtit eventi vitin e kaluar kompania prezantoi një bashkpunim me PayPal për të sjellë teknologjinë e pagesave mobile në Galaxy S5. Kjo gjë i jep mundësine përdoruesve të kryejnë pagesa duke përdorur lexuesin e shenjës së gishtit të Galaxy S5. Përpara kësaj, disa smartfon të Samsung të pajisur me chip NFC ishin kompatibël me Google Wallet. Por tanimë që kompania lancoi shërbimin e saj të pagesave me siguri nuk do të ofrojë më mbështetje për shërbime të tjera rivale sic është Google Wallet. Qëllimi i saj tanimë është ti konkurojë ato në tregun botëror e kryesisht në atë amerikan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>