Harduer

Samsung prezanton smartfonin e ri Galaxy Core Advance

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton smartfonin e ri Galaxy Core Advance

Galaxy-Core-AdvanceSamsung ka prezantuar një smartfon të ri në familjen Galaxy të quajtur Galaxy Core i cili ka ekran 4.7 inç.

Megjithatë mos e ngatërroni këtë pajisje me smartfonin Galaxy Core (4.3 inç) të prezantuar nga kompania në muajin maj pasi ky model i ri është i pajisur me një proçesor me dy bërthama (dual-core) 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorie (mund të shtohet deri në 64 GB nëpërmjet një karte memorie microSD), kamera 5 megapiksel dhe bateri 2000 mAh.

Pajimi me butona fizikë për funksionet standarde të Android (menuja, kthimi mbrapa dhe Home) përbën një detaj që e diferencon këtë pajisje nga smartfonët e tjerë që përfshihen në familjen Galaxy.

Galaxy Core Advance funksionon me sistem Android 4.2 dhe suporton Wi-Fi, rrjetin HSPA USB 2.0, Bluetooth 4.0. Pajisja do të ofrohet në dy ngjyra: i bardhë dhe blu. Pritet që Galaxy Core të jetë i disponueshëm në fillim të viti 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>