Harduer

Samsung prezanton SSD-në e parë portative me 2,800 MB/s shpejtësi leximi

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
SSD-ja mund të lexojë deri në 2,800 MB/s dhe të shkruajë të dhëna me 2,300 MB/s. Samsung prezanton SSD-në e parë portative me 2,800 MB/s shpejtësi leximi

Keni pritur një SSD të performancës së lartë? Samsung ka atë që po kërkoni.

Samsung SSD X5 portativ është i pari i këtij lloji me teknologjinë NVMe pajisur me teknologjinë Thunderbolt 3.

SSD-ja mund të lexojë deri në 2,800 MB/s dhe të shkruajë të dhëna me 2,300 MB/s.

Këto shpejtësi mundësojnë transferimin e një skedari 20GB në 12 sekonda.

X5 gjithashtu përmban enkriptimin AES 256-bit për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Çmimet e SSD-së portative vijojnë:

  • 500GB – 399.99 dollarë
  • 1TB – 699.99 dollarë
  • 2TB – 1,399 dollarë

Disku solid del në shitje në mbarë botën më 3 Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>