Harduer

Samsung prezanton tabletët Samsung Galaxy Tab S 8.4 inç dhe 10.5 inç

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung prezanton tabletët Samsung Galaxy Tab S 8.4 inç dhe 10.5 inç

8.4-galaxy-tab-s-798x310Në konferencën për shtyp në New York, Samsung prezantoi dy tabletë të rinj të linjës Galaxy: modelin 8.4 inç dhe modelin 10.5 inç Galaxy Tab. Që të dy tabletët kanë ekran Super AMOLED me një raport kontrasti 100,000:1 dhe ekran WQXGA (2560 x 1600 pixel), duke i bërë imazhet të duken më gjallëruese, të pasuruara dhe plot energji.

galaxy-tab-S-730x423Tabletët Galaxy S po ashtu kanë një ekran të adaptueshëm me teknologjinë për të optimizuar gaman, shkëlqimin, kontrastin dhe mprehtësinë bazuar në përmbajtjen që ju jeni duke shikuar gjatë përdorimit të tabletit. Samsung thotë se ekrani Super AMOLED është 40 % më pak reflektues sesa ekrani LCD duke ndihmuar në përdorimin jashtë ambienteve të mbyllura.Pajisja kanë një trashësi prej 6.6 mm dhe versionin më të fundit të Android atë 4.4 KitKat. Që të dy tabletët janë të pajisura me platformën e sigurisë Knox, me mbështetjen për thirrjet me zë si dhe jetëgjatësi baterie deri në 11 orë.

Samsung gjithashtu ka vendosur edhe një skaner të shenjave të gishtave duke lejuar përdorues të ndryshëm të aksesojnë profilet e tyre duke prekur mbi butonin Home. Kjo veçanërisht është e mjaft e dobishme për familjet, sidomos fëmijët e vegjël që mund ta aksesojnë automatikisht vetëm më një të prekur në modalitetin “fëmijët” dhe të aksesojnë përmbajte që është e përshtatshme për ta.

Linja e tabletëve Samsung Galaxy Tab S do të jetë e disponueshme në ngjyrë të bardhë dhe kafe në Evropë dhe SHBA që nga korriku me çmimet që fillojnë nga 399 dollarë për modelin 8.4 inç dhe 499 dollarë për modelin 10.5 inç. Porositjet fillojnë që nga dita e sotme. (PCWorld Albania)

Lajmet e fundit>