Harduer

Samsung prezanton televizorin e ri me ekran 98-inç

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Samsung prezanton televizorin e ri me ekran 98-inç

Mesa duket Samsung i ka vendosur qëllim vetes ekranet e mëdhenj, ndoshta si një nga mënyrat më të mira për t’i bërë përshtypje publikut në panairin e teknologjisë në Berlin.

Pas zbulimit të smartfonit Galaxy Note 3 dhe orës inteligjente Galaxy Gear, kompania prezantoi edhe një televizor të ri me rezolucion 4K (Ultra HD), i cili ka ekran 98-inç.

Kompania foli edhe mbi disa detaje mbi pajisjen por pa përmendur çmimin apo disponueshmërinë. Për referencë, çmimi i modelit 85-inç të prezantuar në CES 2013 ishte 39 999 $.

Por mos mendoni se këto janë limitet e Samsung-ut. Kompania u shpreh se po punon për një televizor me ekran 110-inç. Samsung përmendi gjithashtu edhe një model tjetër që kombinon teknologjinë OLED (organic light-emitting diode) me rezolucionin 4K, edhe pse mbi këtë gjë kishte folur edhe në CES.

Një zëdhënës i kompanisë tha se qëllimi i prezantimit paraprak të këtyre pajisjeve ishte të tregonte dominimin e Samsung-ut në botën e teknologjisë si dhe të “prezantonte një hap mjaft të rëndësishëm përpara përsa i përket cilësisë së figurës, kontrastit të thellë dhe lëvizjeve natyrale.”

Përveç këtyre modeleve, kompania lançoi edhe një televizor të përkulshëm OLED 55-inç. Televizori vjen me syze multi-view (ekrani është LED LCD) si dhe me kufje që u mundësojnë dy personave të shohin dy kanale të ndryshme njëkohësisht (si në 2D ashtu edhe në 3D).

Aktualisht televizori shitet në Korenë e Jugut për mbi 13 000 $. (PCWorld Albanian)

samsung tv 98inc

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>