Blog

Samsung Prezanton Vizionin për Eksperienca të Hapura dhe Inteligjente IoT për të Thjeshtuar Jetën e Përditshme

Jan 10 2018
0 Shpërndarje
14 miliardë $ të investuara në K&ZH për vitin 2017 nxisin inovacionin e IoT; aplikacioni i unifikuar SmartThings do të lançohet në pranverën e 2018; të gjitha pajisjet e lidhura me Samsung do të ndërlidhen me inteligjencën përpara vitit 2020 Samsung Prezanton Vizionin për Eksperienca të Hapura dhe Inteligjente IoT për të Thjeshtuar Jetën e Përditshme

Samsung Electronics Co., Ltd theksoi sot në Consumer Electronics Show (CES) 2018, vizionin dhe strategjinë e saj për eksperiencat inteligjente Internet of Things (IoT).

Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Samsung demonstroi aftësitë e saj unike për të bërë eksperiencën e konsumatorit të pakrahasueshme në të gjithë pajisjet e Samsung në shtëpi, në zyrë dhe në lëvizje. Samsung ka punuar për të përgatitur të gjitha produktet IoT të Samsung deri në vitin 2020. Përveç kësaj, kompania njoftoi sot planin e saj për të avancuar adaptimin e IoT nëpërmjet një platforme të hapur, konsistente dhe inteligjente.

“Në Samsung, ne besojmë që IoT duhet të jetë aq e thjeshtë sa shtypja e një çelësi. Me produktet dhe shërbimet e reja të prezantuara sot, ne po bëjmë gjithçka më të lehtë dhe më të thjeshtë,” tha Hyunsuk (HS) Kim, President, Shef i Divizionit për produktet elektronike dhe Kërkimet pranë Samsung. “Ne jemi të përkushtuar që të përshpejtojmë adaptimin e IoT për të gjithë dhe t’i shndërrojmë në inteligjente të gjitha pajisjet e lidhura Samsung deri në vitin 2020. Këto përparime do t’i ndihmojnë konsumatorët të kuptojnë përfitimet e një jete të thjeshtë dhe të padukshme.”

Inteligjenca e gjërave për të gjithë

Filozofia IoT e Samsung është e ndërtuar mbi inovacionin e hapur, duke e bërë atë të arritshëm për më shumë njerëz dhe kur kjo ndërthuret me inteligjencën, mund ta personalizojë përvojën e tyre. Ekosistemi i fragmentuar dhe kompleks i sotëm i IoT-së përbën një pengesë për adaptimin. Që IoT të jetë e arritshme dhe e aksesueshme, ajo kërkon shkallëzim dhe inovacion të hapur. Falë një portofoli të fuqishëm të produkteve, duke përfshirë televizorët, pajisjet elektroshtëpiake dhe smartphone, si dhe lidershipin e Samsung për të ofruar lidhjen me 5G, Samsung është i pozicionuar mirë për të ofruar një ekosistem të hapur IoT nëpërmjet SmartThings.

Samsung po punon me partnerë të tillë si Fondacioni Open Connectivity (OCF) për të vendosur standarde të përbashkëta të industrisë. OCF është organi më i madh i standardizimit të IoT në botë dhe chipi ARTIK i Samsung, kondicioneri dhe frigoriferi i Family Hub janë çertifikuar tashmë nga shoqata për kriteret e ndërveprimit të nevojshëm për IoT.

Në pranverën e vitit 2018, Samsung do të bashkojë aplikacionet e saj IoT, duke përfshirë Samsung Connect, Smart Home, Smart View dhe më shumë në aplikacionin SmartThings që konsumatorët të lidhin dhe kontrollojnë çdo pajisje të aktivizuar me SmartThings direkt nga telefoni, televizori ose vetura e tyre nëpërmjet një aplikacioni të vetëm. Përveç kësaj, Samsung njoftoi planet për të lidhur HARMAN Ignite me Cloud SmartThings, duke lëvizur përvojën IoT përtej shtëpisë inteligjente në makinë. Si rezultat, konsumatorët do të jenë në gjendje të menaxhojnë shtëpinë e tyre nga makina dhe anasjelltas.

Një pjesë integrale e vizionit të Samsung është lidhja e pajisjeve dhe bërja e tyre inteligjente. Me Bixby, Samsung po sjell shërbimin e tij të personalizuar të inteligjencës në shumë pajisje. Në 2018, televizorët Smart të Samsung dhe frigoriferi i ri Family Hub do të kenë kontroll zanor përmes Bixby për ta bërë më të lehtë realizimin e detyrave të përditshme. Me pajisjet dhe shërbimet që punojnë së bashku dhe të lidhura me inteligjencën, aktivitetet në shtëpi do të bëhen më të thjeshta.

Për shkak se lidhja e shtuar kërkon siguri më të mirë, Samsung njoftoi se ka inkorporuar teknologjinë e tij të besuar Samsung Knox në pajisjet e saj të lidhura, duke përfshirë TV smart dhe Smart Signages, produkte shtesë mobile dhe pajisje të tjera Smart. Teknologjia Knox përfshin një sistem të sigurisë së hardware dhe përditësime firmware për të siguruar mbrojtjen e pajisjeve.

Ndërtimi i së Ardhmes së Lidhur

Samsung theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për të investuar në teknologji të përparuara. Në 2017, Samsung investoi më shumë se 14 miliardë dollarë për Kërkim & Zhvillim. Kompania gjithashtu ka rritur investimet nëpërmjet Samsung NEXT – një iniciativë kyçe për të përshpejtuar transformimin e saj në një kompani të integruar hardware dhe software.

Samsung gjithashtu krijoi një Qendër të re IA si pjesë e njësisë së konsoliduar të Samsung Research. Qendra AI, e cila përfshin katër laboratorë në Toronto, Montreal, Kembrixh (UK) dhe Rusi në 2018, do të shoqërohet me punën e vazhdueshme të Samsung në Kore dhe Silicon Valley dhe me aktivitetet M&A të kompanisë për të çuar përpara ambiciet e saj të IA.

Eksperiencat e pakrahasueshme të pajisjeve

Produktet dhe shërbimet e reja të prezantuara në CES 2018 theksojnë saktësisht se si Samsung po bën përparim në krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme IoT.

  • Shtëpi: Duke filluar nga ky vit, televizorët Smart të Samsung do të krijojnë një lidhje mes pajisjeve për të siguruar aksesim më të thjeshtë për përdoruesit që nga momenti kur televizori del nga kutia. Frigoriferët e rinj Family Hub ofrojnë një gamë të gjerë karakteristikash të zgjuara si, sinkronizimi i magazinimit të ushqimit me përgatitjen e vakteve dhe mbajtjen e anëtarëve të familjes më të lidhur dhe të organizuar. Televizorët Smart dhe Family Hub përmbajnë Bixby, duke i dhënë televizorit akses më të madh në aplikacione, aftësinë për të kërkuar lehtësisht filma duke u bazuar tek zhanëri dhe aktorët dhe për të shfaqur fotot personale, ndërsa frigoriferët Family Hub do të jenë në gjendje të njohin zërat individualë të anëtarëve të familjes dhe të japin informacione të personalizuara të tilla si lajmet, moti dhe përditësimet e kalendarit. Televizorët Smart të Samsung dhe frigoriferët Family Hub do të operojnë gjithashtu të lidhur në një platformë të vetme cloud, Cloud SmartThings, që shërben si një pult i zgjuar për të monitoruar dhe kontrolluar pajisjet e lidhura.
  • Zyrë: Samsung po ripërcakton konceptin e zyrës tradicionale me zgjidhje fleksibël që i përshtaten nevojave të fuqisë punëtore moderne që është në lëvizje. Samsung Notebook 9 Pen sjell fuqinë, transportueshmërinë dhe performancën në PC notebook për ata persona, puna e të cilëve nuk përfundon kur ata largohen nga zyra. Tabela dixhitale interaktive 55-inç Samsung Flip, thjeshton bashkëpunimin në zyrë, duke u lidhur pa ndërprerje me telefonat inteligjentë dhe tabletat e anëtarëve të grupit për përmbajtje më të shpejtë dhe ndarje të ideve. Deri në katër pjesëmarrës të ndryshëm mund të prezantojnë përmbajtje ose të shënojnë drejtpërdrejt në ekran në të njëjtën kohë duke përdorur gishtat ose një stilolaps.
  • Në lëvizje: Samsung po ndihmon për të udhëhequr kalimin në rrjetet 5G që do të sjellë një seri të re të përvojave të lidhura. Samsung po bashkëpunon me transportuesit ëireless dhe ofruesit broadband për të sjellë te konsumatorët e parë lidhjen 5G me shpejtësi deri në 100 herë më të lartë sesa 4G LTE në dispozicion për telefonat sot. Me lidhjen 5G, Samsung demonstroi vizionin e tij për ngarje më të rehatshme të makinave. Samsung Digital Cockpit tregon se si makinat do të lidhen ngushtë me pajisje të tjera, si pjesë të IoT. Dizajni i ri i dashboard, së bashku me Bixby, lejon shoferët të kontrollojnë me lehtësi makinën dhe pajisjet e lidhura në shtëpi përmes zërit, prekjes dhe gjestit të bazuar në kontekste. Pasagjerët gjithashtu mund të shikojnë filma me streaming super të shpejtë gjatë lëvizjes. Sektori i parë i kontrollit të telematikës (TCU), i aftë për industrinë 5G, mund të shkarkojë dhe ngarkojë më shpejt të dhënat dhe mundëson komunikimin e veturave me çdo gjë, duke hedhur themelet për ngarje më të mirë autonome.

Për më tepër foto klikoni këtu

Për më shumë informacion rreth Samsung në CES, ju lutemi vizitoni https://news.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>