Harduer

Samsung pritet të hedhë një smartfon Galaxy me dizajn të vjetër dhe tastierë fizike

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Samsung pritet të hedhë një smartfon Galaxy me dizajn të vjetër dhe tastierë fizike

Pothuajse gjithë njerëzit e adhurojnë stilin e vjetër sidomos kur bëhet fjalë për ndërthurjen e tyre me modën e re, kjo gjë reflektohet madje edhe në veshjet apo mobiljet e ndryshme.

Pavarësisht këtij fakti deri tani është vënë re se stili i vjetër nuk haset aspak në pajisjet teknologjike përkundrazi ato evoluojnë së tepërmi dhe njerëzit janë gjithnjë në kërkim të modeleve më të fundit.

Samsung vendosi të provojë edhe në këtë drejtim duke planifikuar hedhjen në treg të një smartfoni të ri, por me dizajn të vjetër. Si mund të jetë ky smartfon?!

Pajisja e re do të quhet Samsung Galaxy Folder dhe do të ketë pamjen e një telefoni me palosje, dizajn të cilin e njohim prej kohësh. Ashtu si duket edhe në foto bëhet fjalë për një smartfon të ndarë në dy pjesë të barabarta e cila në pjesën e sipërme ka ekranin ndërsa në pjesën e poshtme ndodhet një tastierë fizike.

Në ekran, përmasat e të cilit janë 480 x 800 piksel është e dukshme që ky smartfon funksionon me sistemin operativ Android Jelly Bean 4.2.2.

Kush do të kishte nevojë për një smartfon të tillë. Tastiera fizike është zëvendësuar me tastierën me prekje sepse kështu është më mirë. Megjithatë përflitet që kjo foto nuk paraqet saktësisht imazhin e smartfonit të ri pasi supozohet që në anën e pasme të ketë një ekran të dytë. (PCWorld Albanian)

samsung galaxy me tastier

Tags >

Galaxy
Lajmet e fundit>